Lajme

Punëtorëve të ATK-së u ndalohet “puna sekondare”


Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Myrtezaj

“Stafi i ATK-së apo zyrtarët tatimorë punësim primar do ta kenë vetëm ATK-në”, ka thënë Ilir Murtezaj, Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, gjatë prezantimit të rregullores së brendshme të këtij institucioni e cila ka për qëllim parandalimin e konfliktit të interesit në ATK.

“Nuk mund të kenë edhe biznese të tjera private”, ka vazhduar më tej Murtezaj duke i radhitur edhe ndalesat e tjera.

“Stafi i ATK-së nuk mund të krijojë marrëdhënie të punësimit sekondar në çështjet qe bien në konflikt të interesit me misionin e ATK-së siç janë kontabilistët, këshilltarë financiarë, punëtorët e bordeve të ndërmarrjeve publike, nuk mund të ketë një eprorë një zyrtarë i cili mund të ketë raporte familjare ndërmjet veti dhe këto raste duhet të identifikohen dhe të parandalohen”, ka thënë ai.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, i cili iu bashkua hartimit të kësaj rregullore, me ndihmën e USAID-it dhe organizatave të tjera, për të larguar të gjitha mundësitë e konfliktit të interesit te punonjësit e ATK-së.

Havolli ka deklaruar se për të luftuar korrupsionin dhe konfliktin e interesit, ATK nuk mund ta bëj e vetme.

“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të zhvillohet vetëm nga një institucion i vetëm në këtë rast ATK-ja, sigurisht në këtë drejtim nevojitet bashkëpunim me të gjithë institucionet ligj zbatuese si Prokuroria e Shtetit, Policia e Kosovës, Agjencinë Kundër Korrupsion, gjykatave”, ka thënë Havolli.

Ai ka treguar se “iu ndalohet marrja e dhuratave që bien ndesh me ligjin”.

Nga ana tjetër drejtori i AKK-së, Shaip Havolli ka thënë se deri tek ky vendim, për të hartuar “rregullore të re”, kanë ardhur pasi që kanë hasur në disa biznese të cilat janë ngritur nga punëtorët e ATK-së dhe po të njëjtit nuk i kanë deklaruar të hyrat e tyre.

“Në bashkëpunim me zyrën për standarde profesionale kemi hasur janë disa shkelje nga ana e vetë zyrtarëve të ATK-së që lidhen me çështjet e konfliktit të interesit, duke i parë të gjitha këto probleme së bashku me menaxhmentin jemi dakurduar për hartimin e rregullores së brendshme”, ka thënë Havolli.

Sipas tij, ky ligj ka filluar t’i jap produktet e para të suksesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore