Shqipëria

Pukë: Kultivonin kanabis në pyll, katër në pranga


Janё arrestuar katër shtetas qё tentuan të kultivojnё kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lajthizë, të qytetit të Pukës.

Bёhet fjalё pёr E. H., 31 vjeç, A. L.,  25 vjeç dhe J. H., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës, sipas njoftimit tё policisё.

Shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Përroi i Goskës”, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati kubikët me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.

Materialet ndёrkohё, janё dёrguar nё prokurori për hetim tё veprёs penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore