Sport

PSV kërkon 75 milionë për Gakpo-n


Manchester United duket se është më afër një lëvizjeje për anësorin e PSV Eindhoven, Cody Gakpo, por ata do të duhet të ofrojnë rreth 75 milionë funte në mënyrë që të transferojnë holandezin.

Kjo sipas gazetës franceze Footmercato, të cilët po raportojnë se tarifa e transferimit të tij po rritet pas çdo ndeshje në Katar.

Gakpo vlerësohej në 45 milionë euro në gusht, por kjo shifër është pothuajse dyfishuar gjatë Kupës së Botës.

Gakpo ka impresionuar gjatë rrugëtimit të Holandës në çerekfinale, ku do të përballet me Argjentinën.

Holandezi 23-vjeçar ka shënuar tre gola në ndeshjet kundër Senegalit, Ekuadorit dhe Katarit dhe ka impresionuar me një kombinim të ritmit dinamik dhe lëvizjes elektrike.

Trajneri i United, Erik ten Haag është në treg për përforcime sulmuese pas largimit të Cristiano Ronaldo-s dhe ai mund të bëjë një lëvizje në janar.

Thuhet se janë të interesuar edhe klube të tjera të Premierligës, ndërkohë që paraqitjet e Gakpo-s kanë tërhequr që atëherë klube nëpër Evropë. Gakpo ka ende tre të mbetura në kontratën e tij ekzistuese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore