Përballje

PSV Eindhoven e fiton Kupën e Holandës, mposht pas penalltive Ajax-in


PSV Eindhoven është fitues i këtij edicioni në Kupën e Holandës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Ruud van Nistelrooy e mposhti Ajax-in pas ekzekutimit të penalltive, pasi që koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1:1.

Ndeshja u hap në minutën e 43-të, kur futbollisti i PSV-së, Jarrad Branthwaite, shënoi në portën e gabuar për t’ia dhënë epërsinë Ajax-it.

Në minutën e 67-të PSV barazoi rezultatin me anë të Thorgan Hazard, i cili kishte hyrë në lojë 10 minuta më herët.

Më pas, tentativa pati nga dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe skuadrat u desh që t’iu drejtoheshin 11-metërshave.

Tre penallti i gabuan futbollistët e Ajax-it, ndërsa ata të PSV-së dështuan dy herë, kështu për rezultatin përfundimtar 2:3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore