Shëndet

Psikologët:përballja me vështirësitë të bën më të fortë


Për vite me radhë, tema kryesore e psikologëve ka qenë përballja e njerëzve me vështirësitë. Sidomos gjatë periudhës së pandemisë, psikologët u përqendruan më gjatë te njerëzit, dhe vështirësitë e tyre.

Por çfarë dobie ka të jesh elastik?

Rreth 85% e studimeve që janë botuar 20 vitet e fundit, kanë pasqyruar besimin në vete të njerëzve dhe rritjen e tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë apo studiuesit e mirëqenies thonë se “ndërtimi i rezistencës dhe elasticitetit janë faktor kryesor në mbrojtjen e shëndetit”.

“Shumica e hulumtimeve përqendrohen se si ndihmohen individët, qe të shmangin rezultatet negative. Shumë pak studime që merren me elasticitetin, vlerësojnë në të vërtetë mirëqenie” , thotë Lucy Bows psikologe në departamentin e psikologjise , në universitetin e Oxford

Mirëqenia është një koncept i gjerë që përfshinë ndjenjat e lumturisë dhe kënaqësisë. Njerëzit e lumtur kanë rezultate të suksesshëm në jetë ,dhe ndihen mirë me veten e tyre. Hulumtimet tregojnë se mbajtja e mirëqenies së lartë mund të kompensojë disa nga problemet e shëndetit mendor. Elasticiteti na ndihmon për këtë, pasi nëse ndodh diçka negative, por nuk garanton lumturi. Viktimat mbeten elastike duke shmangur depresionin e tyre.

“Përfitimet e ushtrimeve janë të pafundme , dhe ndërhyrja psikologjike është e arritshme” , thotë Armitage.

Prandaj është koha për të zgjeruar fokusin në elasticitetin që përshinë mirëqenien.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore