Sport

PSG përgatit ofertë të “çmendur” për Paul Pogba


Drejtuesit e klubit të Paris Saint-Germain, janë duke përgatitur një ofertë “çmendur” për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Sipas asaj që shkruan “Dailymail”, klubi nga kryeqyteti francez, i ka ofruar Pogba-s një pagë prej 600 mijë euro në javë, apo një pagë vjetore prej 30 milionë eurove.

Mirëpo, oferta në drejtim të futbollistit vlen, në rast se ai bashkohet me parametra zero në sezonin e ardhshëm, atëherë edhe kur i skadon kontrata me “djajtë e kuq”.

28-vjeçari del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe preferenca e tij është të largohet nga “Old Trafford”, me Pogba-n që do të preferonte një lëvizje te Barcelona ose Real Madrid, por të dyja klubet spanjolle gjenden në probleme të mëdha financiare.

PSG mund ta fitojë këtë ankand, ndaj klubeve spanjolle sepse mund t’i ofrojë mesfushorit shumë më tepër para se të tjerët.

E njëjta taktikë u përdor për të siguruar Georginiho Ëijnaldum këtë verë, me presidentin e PSG-së që i ofroi mesfushorit holandez tri herë më tepër se Barcelona, çka bëri që ai të refuzojë “blaugranat”.

Në fakt, transferimi i Pogba-s në Paris, pritej të ndodhte në këtë verë, mirëpo afrimi i yjeve të tjerë që zbarkuan këtë afat kalimtar në “Parc des Princes” ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për vitin tjetër për ta transferuar futbollistin francez.

Kujtojmë që Pogba është pjesë e skuadrës së PSG-së që nga vera e vitit 2016, kur u transferua nga Juventus-i për shumën e 105 milionë eurove.

Që nga ardhja në Manchester, ai ka zhvilluar 200 ndeshjen në të gjitha garat me fanellën e kuqe, prej të cilave ka realizuar 38 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore