Shëndet

Pse duhet të ngrihet limoni?


Nuk është për t’u habitur që limonët janë, një nga frutat më të njohur nga e gjithë bota. Shtimi i disa pikave nga lëngu i tij, e bën shijen e ushqimit më të freskët dhe krijon një profil me aromë më interesante.

Deri më sot, limonët janë përdorur në formë të lëngut ose të prerë në feta. Ndoshta nuk keni provuar kurrë t’i ngrini ata, por kjo duhet të ndryshojë patjetër dhe ne do t’ju shpjegojmë pse!

Limoni është një përbërje që lufton kundër shumë sëmundjeve dhe mënyra më e mirë për të marrë përfitime maksimale, është ngrirja.

Pse duhet të ngrihet?

Sipas ekspertëve, më shumë sesa në lëng, lëndët ushqyese janë të pranishme në lëkurën e saj. Arsyeja pse limonët e ngrirë kanë shije të ndryshme nga limonët e ruajtur në temperaturën e dhomës është niveli i aciditetit.

Ngrirja e limonëve zvogëlon këtë aciditet, prandaj ata shijojnë dukshëm më pak të thartë. Aciditeti do të kthehet vetëm kur shkrihet fruti. Ju lutemi të keni kujdes se lëkura e limonit përmban 5 deri në 10 herë, më shumë vitamina se lëngu i limonit, prandaj duhet ta përdorni patjetër dhe jo vetëm ta hidhni larg.

Si të ngrijmë limonin?

Ndërsa lëndët ushqyese janë të pranishme në lëvoren e tij, është e rëndësishme t’i lani siç duhet, në ujë të rrjedhshëm, dezinfektoni ato me sodë buke ose uthull molle. Lani përsëri nën ujë të rrjedhshëm dhe vendoseni në frigorifer brenda natës.

Si t’i përdorim ato?

Pasi të jenë ngrirë, grijini në një kavanoz qelqi dhe mbajeni kavanozin përsëri në ngrirje. Lëvoren e tepruar mund ta përdorni të integruar si mbushje për sallata, supa, lëng dhe madje edhe në salcat e bëra vetë.

Përmban përbërës që luftojnë kancerin

Sipas studimeve, limoni përmban rreth 25 përbërës që luftojnë kancerin duke përfshirë vitaminën C, glikozidet, pektinën dhe limonenin. Rrit sistemin imunitar dhe ndihmon trupin të luftojë infeksionet.

Gjithashtu përmban substanca që ndihmojnë në parandalimin e kancerit, rregullojnë presionin e gjakut dhe madje konsiderohen të jenë të dobishme edhe për shëndetin mendor, pasi ndihmojnë kundër stresit dhe depresionit.

Heq mbeturinat toksike

Sipas hulumtimit, lëkura e limonit  ka treguar potencial në largimin e të gjitha mbeturinave toksike nga trupi i njeriut. Dhe kjo është arsyeja që ato përdoren në trajtimin e pacientëve me kancer në shumë vende të botës.

I bënë mirë lëkurës

Kozmetikët pajtohen gjithmonë me faktin se lëkura e limonit është një shtresë e shkëlqyeshme që jo vetëm heq lëkurën e vdekur por edhe e hidraton atë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore