Lajme

PSD-ja aksion para ministrisë së Shëndetësisë: Aty ku shkojnë qytetarët për t’u shëruar ka mundësi të sëmurën


Aksioni i PSD-së.

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para ministrisë së Shëndetësisë, ka hedhur letër higjenike dhe ka vendosur fotografi për kushtet e këqija që konsiderojnë se janë në spitale.

Donjeta Demolli, nga PSD-ja ka thënë se ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur që të mos i trajtoj problemet e shëndetësisë, ndërsa gjendjen në spitalet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e ka konsideruar “si shqetësuese”.

“Pasi që ministri nuk po del nga zyra kemi ardhur të ia sjellim këto fotografi me fakte për gjendjen në spitalet në vend. Edhe ta ftojmë që ta sheh gjendjen në terren, e kur te sheh gjendjen nuk mundet pa ndërmarrë hapa”.

Donjeta Demolli, PSD.

“Gjendja është shqetësues e banale, aty ku qytetarët shkojnë për t’u shëruar ka mundësi të sëmurën”.

Ajo ka theksuar se ministri as s’ka përgatitur tender për mirëmbajtjen e QKUK-së dhe lista e gjatë për të marrë shërbime shëndetësore vazhdon të jetë.

“Ministri nuk e ka përgatitur tenderin për mirëmbajtjen e QKUK-së e spitaleve. Nëse infrastruktura në këtë institucione është e keqe, çka mund të presim. Ka radhë të gjata për intervenime, ka mungesë të barnave, ka mungesë të aparaturave”.

“Ministri po punon që përmes udhëzime administrativ që t’i fuqizojë spitale private, ku ka punuar më parë”.

Problemet në klinika, mungesa e infrastrukturës, mungesa e barnave, fashave, lista e pritjes në QKUK, çmimet e barnave, infuzioneve, e krejt në fund largimi çdo vit e më shumë i mjekëve nga Kosova, vazhdojnë të jenë vetëm disa nga problemet e vjetra që e shoqërojnë shëndetësinë kosovare.

Për të gjitha këto probleme njohësit e fushës së shëndetësisë gjithmonë kanë deklaruar se ka zgjidhje, por që duhet angazhim.

Por, zgjidhja nuk mund të kërkohet nëse në krye të këtij sektori ka munguar për një kohë të gjatë personi kryesor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore