Lajme

Protestuesit hyjnë në parlamentin irakian, brohorima kundër Iranit


Qindra protestues irakianë mësynë parlamentin e Bagdad-it të mërkurën e 27 korrikut.

Kjo duke brohoritur kore kundër Iran-it, në një protestë kundër zgjedhjes së një kandidati për kryeministër nga partitë e mbështetura nga Teheran-i.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja amerikane “The Washington Post”.

Shumë protestues ishin ndjekës të një kleriku me ndikim.

Disa u panë duke ecur mbi tavolina dhe duke valëvitur flamujt irakianë.

Asnjë ligjvënës nuk ishte i pranishëm.

Vetëm forcat e sigurisë ishin brenda ndërtesës dhe i lejuan protestuesit të hynin me lehtësi.

Mësymja erdhi në mes të protestës më të madhe që nga zgjedhjet në Irak që u mbajtën në tetor.

Demonstruesit po protestonin kundër emërimit të fundit të Mohammed al-Sudani.

Ai është kandidati zyrtar i një koalicioni të udhëhequr nga partitë shiite të mbështetura nga Irani dhe aleatët e tyre.

Kryeministri në detyrë Mustafa al-Kadhimi bëri thirrje për qetësi, përmbajtje dhe kërkoi që protestuesit të “tërhiqen menjëherë” nga zona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore