Lajme

Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut


Ilustrim

Ka përfunduar protesta e punëtorëve të sigurimit fizikë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), të cilët u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe përfundoi protesta e tyre.

Ata po protestojnë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

“Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!”, shkruanin disa nga pankartat që ata mbanin në duar.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari i Sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, theksoi se punëtorët fizikë janë të diskriminuar, duke shtuar se këta punëtorë janë dëmtuar rrënjësisht, meqë sipas tij janë të shantazuar e të shkelur.

“Në vitin 2007 është tenderuar paligjshëm ky departament. Kjo qeveri që është tani kur ishte në opozitë ishte njëzëri me neve. Këta tenderë në vazhdimësi po bëhen të paligjshëm”.

Ndërkaq, ai tha se protesta të këtij departamenti ka pasur në vazhdimësi, por shton se “nuk është dëgjuar zëri dhe nuk është respektuar ligji”.

“Qeveri e nderuar edhe sot këtu tenderohet paligjshëm. Unë kërkoj nga kryeministri që të anulohen këta tenderë të paligjshëm”, potencoi Llumnica.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore