Lajme

Protesta pro-Palestinës shpërthejnë në Jordani, Indi dhe Bangladesh


Protestat pro-palestineze kanë shpërthyer në disa vende.

Demonstruesit janë mbledhur për të qëndruar në solidaritet dhe për të dënuar luftën teksa ajo arrin ditën e 28-të.

Në kryeqytetin jordanez, Aman, protestuesit u mblodhën pranë ambasadës izraelite për të denoncuar bombardimin e Gazës dhe për t’u solidarizuar me Palestinën.

Kurse në Indi, njerëzit nga lagjja Watgunji protestuan gjithashtu në solidaritet me Gazën.

Protestat pro-palestineze ndodhën edhe në Bangladesh, ku demonstruesit mbajtën fjalime dhe mbanin pankarta që dënojnë agresionin e Izraelit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore