Lajme

Protesta kundër mobilizimit rus shpërthejnë në Dagestan


Pasditen e 25 shtatorit, banorët e fshatit Andirey në Dagestan bllokuan autostradën federale Khasavyurt-Makhachkala, duke protestuar kundër mobilizimit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia investigative “Meduza”.

Raportohet se në kuadër të mobilizimit nga fshati janë thirrur 110 persona dhe protestuesit kanë dalë për të mbrojtur djemtë, vëllezërit dhe bashkëshortët e tyre.

Duke gjykuar nga pamjet e dëshmitarëve okularë, policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit me të shtëna në ajër. Nuk dihet nëse ka viktima apo të arrestuar.

Sipas botimit rus, veprimet kundër mobilizimit filluan në rajone të ndryshme të Rusisë në ditën e parë të draftit, 21 shtator.

Që prej asaj dite, më shumë se dy mijë njerëz janë arrestuar në qytete të ndryshme të Rusisë, më së shumti në 21 shtator – më shumë se 1 mijë e 300 njerëz.

Një aksion u mbajt në Yakutsk, ku gratë dolën, duke kërkuar që të “ndalohej gjenocidi” dhe të ktheheshin burrat në shtëpi nga lufta kundër Ukrainës.

Në një fjalim drejtuar rusëve në mëngjesin e 21 shtatorit, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim “të pjesshëm”.

Më vonë doli se ekziston një klauzolë sekrete në dekretin e mobilizimit që lejon Ministrinë e Mbrojtjes të thërrasë më shumë se një milion njerëz, kryesisht nga fshatrat, në luftë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore