Sport

Pronari i Chelsea-t, Abramovich, pritet të jetë ndërmjetësuesi i bisedimeve mes Putin e Biden


Nga të gjithë oligarkët rusë që aktualisht po vuajnë sanksione nga administrata e Biden-it, Roman Abramovich është ai që merr sasinë më të vogël të tyre.

Ka një arsye për këtë pasi pronari i Chelsea-t është në një pozitë të privilegjuar që e kthen atë në një person unik në gjithë këtë konflikt midis Rusisë dhe pjesës tjetër të botës.

Presidenti Vladimir Putin e di shumë mirë se vendi i tij po kalon një luftë ekonomike me pjesën tjetër të botës perëndimore.

Kina nuk është dakord me atë që ai po bën në Ukrainë, ata e kanë thënë publikisht disa herë tashmë.

Abramovich është një nga aleatët më të ngushtë të Putin-it dhe një mundësi e re sapo u paraqit me ardhjen e fundit të Presidentit Joe Biden në Poloni për të vizituar trupat.

Sipas gazetarit hetimor, Jakob Stachowiak, oligarku vendosi të marrë një tren edhe për në Poloni duke përdorur pasaportën e tij portugeze.

Plani është që Abramovich të veprojë si ndërmjetësues në negociatat e mundshme të paqes midis Rusisë dhe pjesës tjetër të botës.

Duke qenë se ai është i lidhur me Putin-in, presidenti i Ukrainës Zelensky dyshohet se i rekomandoi Presidentit Biden që të mos vendoste sanksione ndaj Abramovich si një gjest i vullnetit të mirë.

Zëdhënësi i Putin-it Dmitry Peskov konfirmoi tashmë se Roman ishte pjesë e raundit të parë të bisedimeve të paqes midis të dy palëve në Bjellorusi.

Plani i supozuar që Putin ka është të dërgojë Abramovich-in për një takim jozyrtar me Biden, ndërsa presidenti i Amerikës mbetet në Poloni.

Roman Abramovich

Para udhëtimit të tij në Poloni, Abramovich thuhet se zhvilloi bisedime me Presidentin Zelensky në Ukrainë përpara se të hipte në këtë tren përtej kufirit me pasaportën e tij portugeze.

Nga ana ruse, Roman Abramovich ka qenë mik i ngushtë i Vladimir Putin për dekada.

Roman Abramovich dhe Vladimir Putin

Besohet se ai ishte ai që rekomandoi Putin-in të bëhej president dhe që atëherë ata kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë.

Nga ana ukrainase, Roman Abramovich është pjesërisht izraelit, që do të thotë se ai ka trashëgimi hebreje.

Që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, ai ka qenë i vendosur të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të sjellë paqen dhe një fund të këtij konflikti.

Imazhet e Abramovich duke pritur trenin e tij për në Poloni u bënë virale dhe konfirmuan këtë histori të enjten.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore