Kosova

Prokuroria: Rasti i 11 vjeçares është vonuar por nuk kemi faj ne


Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, përmes një konferencë për media të hënën ka raportuar kronologjinë e rastit për të miturën 11 vjeçare e cila është dhunuar nga pesë persona në muajin gusht, ndërkaq në muajin qershor e mitura ishte trafikuar dhe dhunuar nga 6 persona të tjerë.

Sipas Ulaj, prokuroria ka qenë e angazhuar që nga raportimi i rastit në muaji qershor, por që ka pasur mungesë të psikologes dhe vonim të telefonit të së miturës që ishte dërguar për ekzaminim në Forenzikë.

Për rastin në fjalë nga 21 qershori, prokurorit i janë dashur 16 ditë për të intervistuar të miturën.

“Më 7 korrik, prokurori i rastit e ka dëgjuar të miturën në prezencë të punëtores për punë sociale si dhe ne prezent të psikologes”.

“Më qëllim të nxjerrjes së të gjitha të dhënave, hetuesit e kësaj drejtorie kanë paraqitur kërkesë për sekuestrimin e telefonin e viktimës, pra me kërkesë të drejtorisë është kërkuar që telefoni i viktimës të ekzaminohet”.

“Më datë 24 qershor, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim të bëjë ekzaminimin e telefonit dhe në fund të kësaj kërkese është kërkuar që të trajtohet në mënyrë urgjente”, deklaroi Ulaj.

Edhe pse personat ishin identifikuar ndaj tyre kishin filluar dyshime, por të njëjtit nuk ishin arrestuar.

“Lidhur me të gjitha këto veprime prokurori i shtetit ka marrë raportin nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë lidhur me ekzaminimin e telefonit të së dëmtuarës dhe pas këtij ekzaminimi kemi arritur t’i identifikojmë dhe t’i gjejmë personat që kanë qenë të përfshirë në muajin qershor të këtij viti”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka pasur një ekzaminim të sakt të telefonit të viktimës dhe meqenësë nuk kanë qenë personat e identifikuar është dashur të arrihen dëshmi për arrestimin e të dyshuarve”.

Ulaj e pyetur nga gazetarët nëse për këtë rast ishte intervistuar vetëm një person në këtë rast nëna e të miturës ka thënë se “nuk mund të jap informacion lidhur me intervistimin e personave”.

Më 3 qershor, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka kumtuar lajmin se janë arrestuar gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku 11 vjeçarja që u dhunua të shtunën e 27 gushtit ishte raportuar si person i zhdukur.

Edhe të martën dhe të mërkurën është protestuar në Prishtinë nga mijëra qytetarë.

Ndërkaq, për këtë rast është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë. Për rastin e saj kanë reaguar qytetarë, aktivistë, figura të njohura e politikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore