Lajme

Policia arrestohen edhe 6 presona të tjerë, dyshohet se trafikuan dhe dhunuan 11 vjeçaren në qershor  


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka kumtuar lajmin se janë arrestuar gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku 11 vjeçarja që u dhunua të shtunën e 27 gushtit ishte raportuar si person i zhdukur.

Të arrestuar dyshohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.

Në cilësi të provave materiale, Prokuroria ka thënë se janë konfiskuar shtatë telefona mobil.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, ju njofton se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht Sektorin Qendror të Hetimeve-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e hetimeve, pas sigurimit të ekzaminimeve dhe analizimit të provave, si dhe, intervistimit të dëshmitarëve, më 02.09.2022, fillimisht ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe për të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale ligjore”.

Më tej Prokuroria Themelore në Prishtinë ka siguruar opinionin publik se për të dy çështjet penale ku e përfshirë është viktima e mitur, prokuroria në koordinim me institucionet e tjera relevante ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore