Kosova

Prokuroria interviston deputeten Duda Balje


Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar  deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, pasi kjo e fundit me paraqitjen e saj publike në një emision pati deklaruar se ka njohuri lidhur me një rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Gjatë intervistës, Prokuroria ka kërkuar nga deputetja Balje, të dhëna lidhur me atë që ka deklaruar në emision, për emrin e viktimës apo ndonjë informacion tjetër në mënyrë që prokuroria të kontaktojë me viktimën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Mirëpo, deputetja lidhur me këtë rast ka deklaruar se nuk e dinë emrin e viktimës dhe se nuk e ka as numrin e telefonit të saj, e as ndonjë informacion lidhur me kryesin e mundshëm të krimit”.

Organi i akuzës ka njoftuar po ashtu se në një situatë të tillë, nga deputetja Balje nuk ka arritur të siguroj asnjë informacion i cili kishte paraqitur bazë për hapjen hetimit të rastit.

“Andaj, Prokuroria Speciale iu bën thirrje të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, që ta denoncojnë krimin në prokurorinë kompetente e cila garanton mbrojtjen e identitetit të tyre.

Prokuroria i ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët disponojnë me informacione relevante për rastet e tilla, “t’i raportojnë në prokurori e jo për këto raste fillimisht të diskutohet në emisione të ndryshme të karakterit argëtues”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore