Shqipëria

Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq 10 persona, votuan më shumë se 1 herë më 6 mars 2022


Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq 10 persona lidhur me votimin e mbajtur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Ata akuzohen për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” e kryer në bashkëpunim.

Prokuroria ka bërë me dije se dërgoi në gjyq shtetasit me inicialet E.D., N.B., G.B., K.T., A.SH., A.M., R.M., D.Ll., A.Y., dhe F.B, të akuzuar se kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, të parashikuar nga neni 327/a/1 të Kodit Penal.

Këto vepra, sipas Prokurorisë, u konsumuan në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 6 mars 2022.

Nga hetimet për këtë procedim penal, është provuar se ka tre raste të votimit të dyfishtë.

Shtetasi E. D., ka votuar për vete dhe për shtetasen B.Q., ndërsa shtetasit A.Y., dhe F. B., kanë votuar dy herë në dy qendra të ndryshme si votues në qendrën e parë dhe si anëtarë të komisionit në qendrën e dytë.

Kurse shtetasit N.B, G.B., K.T., R.M., A.M., D. Ll dhe A. Sh., kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 327/a/2 e 25 i K.Penal, duke lejuar me dashje shtetasin E.D., që të votojë me dokumentin e shtetases B.Q.

Nga ana objektive vepra penale është realizuar nga të pandehurit me veprime dhe mosveprime duke lejuar persona për të votuar më shumë së një herë, votimin nga persona pa u paidentifikuar, mosmbajtjen e dokumentacionit zgjedhur sipas kërkesave ligjore duke sjellë si pasojë cenimin dhe manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore