Lajme

Rregullimit i klimës me pemë, kërkon përmasa më të mëdha të planetit


Ndërsa konferenca e klimës Cop26 e Kombeve të Bashkuara në Glasgow përfundon, shumë liderë botërorë dhe borde të korporatave po përqafojnë një ide gjithnjë e më popullore për të zgjidhur ndryshimet klimatike: pemët.

Emiratet e Bashkuara Arabe – një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë – premtuan të mbjellin 100 milionë rizoforë deri në vitin 2030.

India tha se, synon të mbjellë mjaftueshëm pemë për të mbuluar një të tretën e sipërfaqes së saj me pyje.

Ndërsa nё fillim të këtij muaji, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, njoftoi një fond prej 1 miliard dollarësh për mbjelljen e pemëve, “rigjallërimin” e tokave me bar në Afrikë dhe rivendosjen e peizazheve në të gjithë hapësirën e Shteteve të Bashkuara.

Më shumë se 100 vende u zotuan nё fillim tё konferencёs të ndalojnë dhe të anulojnë shpyllëzimin deri në vitin 2030.

“Këto ekosisteme të mëdha të mbushura plot, këto katedrale të natyrës, janë mushkëritë e planetit tonë”, tha Boris Johnson, duke lartësuar përpjekjet.

Pemët dhe pyjet, të cilat thithin dioksidin e karbonit, janë me të vërtetë vendimtare për ngadalësimin e ngrohjes globale. Megjithatё grupet mjedisore dhe studiuesit e ndryshimeve klimatike nuk ndajnё tё njёjtin mendim.

“Ekziston një problem serioz në mbështetjen në premtime të tilla, sepse nuk ka tokë të mjaftueshme në Tokë për të mbjellë aq pemë sa për të thithur të gjithë karbonin që ndotësit e mëdhenj vazhdojnë të derdhin në atmosferë”, tregojnë ata.

Shpyllëzimi në Amazonën braziliane u rrit për muajin e dytë radhazi në tetor 2021, krahasuar me vitin 2020

Një analizë e fundit e Komitetit të Oksfordit për Ndihmën e Urisë “Oxfam”, thotë se për të arritur ‘zero neto’ deri në vitin 2050 nëpërmjet kësaj metode do të kërkonte të paktën 1.6 miliardë hektarë të rinj.

Kjo ekuivalente me një hapësirë pesë herë më të madhe se India, ose më shumë se të gjitha tokat bujqësore në planet.

Për të kompensuar 35% të emetimeve të saj, kompania e naftës Shell do të duhet të përdorë 28.6 milion hektarë tokë, një zonë afërsisht sa madhësia e Italisë, sipas raportit.

Etiopisë do t’i duhet të përdorë 50-60% të tokës së saj për të përmbushur objektivat aktuale të kompensimit, Zvicrës mund t’i duhen më shumë se 830 mijё hektarë dhe BE-së mund t’i duhen deri në 90 milion hektarë.

Nëse do të donim të arrinim emetimet ‘neto zero’ duke përdorur vetëm metoda të bazuara në tokë, do të na duheshin rreth 1.6 miliardë hektarë tokë, e cila është sa përmasat e Brazilit dhe Australisё së bashku.

Ideja e shfrytëzimit të pemëve për të zgjidhur krizën globale të klimës ka qenë prej kohësh tërheqëse.

Në SHBA, skemat e mbjelljes së pemëve kanë marrë mbështetje të gjerë dypartiake, me 90% të amerikanëve që favorizojnë mbjelljen e rreth një trilion pemëve në mbarë botën, sipas një sondazhi të qendrës kërkimore “Pew”, në vitin 2020.

Siç tha Mark Benioff, CEO miliarder i Salesforce vitin e kaluar, pasi premtoi fonde për mbjelljen e 100 milion prej tyre: “Askush nuk është kundër pemëve”.

Dielli i mëngjesit shkëlqen përmes një pylli jashtë Yuzhno-Sakhalinsk në ishullin Sakhalin në Lindjen e Largët të Rusisë, e premte, 3 shtator 2021

Entuziazmi në rritje për skema të tilla mbjelljesh u forcua nga një studim i vitit 2019 i shoqatës shkencore jofitimprurëse ndërkombëtare “Science”.

Ai vlerësoi se 900 milion hektarë tokë të disponueshme në mbarë botën, mbajnë më shumë se një trilion pemë më shumë, të cilat mund të shfrytëzohen në luftën kundër ngrohjes globale.

Por kritikët shpejt vunë në dukje se studimi bëri supozime të gabuara, pasi nuk përcaktoi se cila tokë ishte “e disponueshme” për mbjelljen e pemëve, sa pemë mund të mbante ajo tokë dhe sa karbon mund të absorbohej prej pemëve.

Revista botoi pesë përgjigje që përshkruan shqetësimet, nga i cili njëri tregoi: “Miti politik global në zhvillim e mbjelljes dhe restaurimit masiv të pemëve si një ilaç për ngrohjen globale flet për një hapësirë të madhe jorealiste” – shumë më tepër sesa sugjeroi studimi.

Në rastin më të keq, skemat e mbjelljes së pemëve – përtej të qenit joefektive – mund të dëmtojnë ose zhvendosin komunitetet e cënueshme.

Në Pakistan, një projekt “Cunami i miliardë pemëve” i nisur në vitin 2014 shkatërroi tokat e kullotave të barinjve nomadë të dhive Gujjar.

“Konservimi duket se po promovon margjinalizimin e mëtejshëm”, shkroi Usman Ashraf, një ekolog politik që dokumentoi ndikimet e projektit në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit.

Me rritjen e zellit për projektet e mbjelljes së pemëve, rritet edhe reagimi kundër tyre.

Javën e kaluar, aktivistët indigjenë në Cop26 i quajtën skemat e kompensimit të karbonit “një formë e re kolonizimit”.

Edhe, aktivistja Greta Thunberg përpara se të largohej nga një ngjarje e konferencës, u bëri gjithashtu thirrje të pranishmëve: “Ndaloni larjen e gjelbër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore