Sport

Prnarit të Chelsea-s i kërkohet falje për “botimet e rreme” ndaj tij


Pronari i klubit të Chelsea-t, Roman Abramovich, ka marrë një kërkim falje nga një botues, për akuzat shpifëse ndaj tij.

HarperCollins botoi një libër, në të cilën përfshiheshin pretendimet se Abramocich bleu klubin e Chelsea-t me urdhër të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Për këtë gjë, kompania botuese i kërkoi falje miliarderit rus dhe konfirmuan se kishin arritur një marrëveshje për këto gjëra të pa sakta që shkruhen në libër.

Në këmbim të faljes së gjërave të pa vërteta në libër, thuhet se botuesi i librit, HarperCollins, ka rënë dakord të bëjë një pagesë për bamirësi në njohje të këtij gabimi.

Gjithashtu palët janë pajtuar që libri në fjalë, “Njerëzit e Putin-it”, i cili u publikua nga gazetarja britanike, Catherine Belton, të ndryshojë strukturën dhe të tregohet saktë pse Abramovich bleu Chelsea-n në vitin 2003.

Në një deklaratë, botuesi tha se libri i zonjës Belton përmbante disa informacione të sakta për pronarin e klubit londinez.

“Libri përfshinte mohimin që Abramovich po vepronte nën urdhrat e dikujt kur bleu Chelsea-n, ndërsa botimi i ri i librit, do të shpjegojë në detaje motivimin që ai bleu klubin nga Londra”, thuhet në deklaratë.

“HarperCollins dhe autori kërkojnë falje që informacionet në libër nuk ishin të qarta, sa që do të donin të ishin dhe janë të lumtur që tani e kanë sqaruar tekstin”, shtoi ai në deklaratën e dhënë.

Gjithashtu edhe një zëdhënës i Abramovich-it tha se u ndanë të kënaqur me zgjedhjen e “çështjes së  akuzave të rreme”, pasi që atyre u mungonin provat.

“Ambicia e Abramovich-it për të blerë Chelsea-n ka qenë gjithmonë e qartë: të krijojë një ekip të klasit botëror dhe të fitojë trofe me të”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Abramovich-it.

Kujtojmë se që nga blerja e klubit nga Abramovich-i, Chelsea ka arritur të fitojë dy herë Ligën e Kampionëve dhe nga pesë herë FA Cup dhe Premier Ligën angleze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore