Lajme

Prishtinë: Si pasojë e një rrahje mbetet i plagosur një person


Ilustrim

Si pasojë e një përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, njëri ka mbetur i plagosur nga therja me një mjet të mprehtë.

Rastin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 nga njësite të stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për lëndim trupor”.

“Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të dy personave, ka rezultuar me një rrahje, me ç’rast një prej tyre: -D.Z , 36 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”.

Personi i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor.

I arrestuari nga Policia e Kosovës është F.D, 52 vjeçar.

“Aktualisht hetuesit janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet nga policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore