Lajme

Presidentja Osmani: Krishtlindja duhet të jetë inkurajim për jetën dhe tolerancën ndërnjerëzore


Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 24 dhjetorit, ka vizituar Kampin Bondsteel, për nderë të festës së Krishtlindjes.

Osmani përmes llogarisë së saj në Twitter, ka treguar se është rikthyer në këtë Kamp për të drekuar bashkë me ushtarët amerikan dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR të NATO-s.

“Sot në prag të Krishtlindjes u riktheva në Kampin Bondsteel për drekën e përbashkët me ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera që shërbejnë në Kosovë”, është shprehur ajo.

Tutje presidentja ka shtuar se qëllimi i kësaj dreke ishte përcjellja e mirënjohjes së Kosovës për kontributin e tyre.

“Duke qenë se festat e fundvitit i gjejnë ata larg shtëpisë dhe larg familjeve të tyre, ishim aty me qëllim që t’ju përcjellim miqësinë e mirënjohjen tonë për kontributin e tyre”.

“Të gjithë ushtarëve që shërbejnë në Kosovë, faleminderit dhe urime festat!”, ka shkruar presidentja Osmani.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore