Lajme

Presidenti i Meksikës pro vaksinimit të migrantëve


Andres Manuel Lopez Obrador, President i Meksikës, tregohet i gatshëm të sigurojë vaksina anti-COVID për migrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është e drejtë universale. Ne do ta bënim”, ka shpallur presidenti në konferencë kur u pyet nëse do të vaksinoheshin migrantët të cilët janë me shumicë shtetas amerikanë.

Sipas Reuters deklarata e presidentit të Meksikës për vaksinimin e migrantëve të paligjshëm në SHBA vjen pas reagimit të guvernatorit të shtetit amerikan të Nebraska-s i cili ka thënë se për shkak të statusit të tyre të imigracionit ata nuk do të mund të vaksinohen.

“Supozohet që ju të jeni banor të ligjshëm të vendit dhe jeni në gjendje të punoni në ato impiante, kështu që nuk pres që migrantët e paligjshëm të jenë pjesë e programit të vaksinimit”, ka thënë guvernatori gjatë një konference lidhur me punëtorët e fabrikave të paketimit të mishit në Nebraska.

Megjithatë, presidenti nuk sqaroi se si qeveria e tij do ta ekzketutonte planin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore