Lajme

Presidenti i Malit të Zi të mërkurën në vizitë zyrtare në Kosovë


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të mërkurën e 18 majit do pres për vizitë zyrtare presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenca përmes njoftimit për media.

Presidenca ka bërë të ditur se Gjukanoviç do të pritet me nderimet më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

“Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanović, si dhe në fund të takimit presidentja Osmani dhe presidenti Gjukanoviq mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Njëri nga takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Tutje është bërë e ditur se Gjukanoviç do të vizitojë Kosovën me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Ndërsa, takimi do të mbahet në orën 10:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore