Sport

Presidenti i Betis: Transferimi i Moreno-s te Aston Villa është çështje orësh


Transferimi i përhershëm i mbrojtësit të majtë spanjoll Alex Moreno në Aston Villa është një çështje orësh, sipas presidentit të Real Betis, Angel Haro.

Moreno, 29 vjeç, u la jashtë skuadrës së Betis-it për Superkupën e ardhshme të Spanjës në Arabinë Saudite. Aston Villa refuzoi kërkesën fillestare të Betis prej 20 milionë euro për Moreno, por ka rënë dakord për një tarifë transferimi prej 17 milionë eurosh për të blerë lojtarin.

“Në fillim të vitit, ne morëm një ofertë të rëndësishme jo vetëm për lojtarin për klubin për Alex Moreno”, tha Haro për COPE. “Ne jemi afër përfundimit të marrëveshjes. Besoj se do të jetë një çështje orësh”.

Moreno ka bërë 15 paraqitje në ligë për Betis-in dhe është nën kontratë me skuadrën e La Ligës deri në qershor 2025.

Ndërkohë, Haro thotë se klubi i tij nuk ka marrë një ofertë zyrtare nga Atletico Madrid për sulmuesin spanjoll Borja Iglesias. Iglesias konsiderohet ndër kandidatët për të zëvendësuar Joao Felix, nëse sulmuesi portugez largohet nga Atletico për t’iu bashkuar Chelsea-t.

I pyetur nëse Iglesias do të mbetet në klub, Haro tha: “Për momentin po. Ne nuk kemi marrë një ofertë zyrtare. Nuk ka ende asgjë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore