Lajme

Presidentët e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë vizituan Borodyanka-n


Presidentët e Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë vizituan Borodyanka-n.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda në median sociale Twitter.

Kreu i shtetit  u shpreh se krimet brutale të luftës të kryera nga ushtria ruse nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

“Kam vizituar Borodyanka-n sot. Këtu ka treguar fytyrën, ana e errët e njerëzimit. Krimet brutale të luftës të kryera nga ushtria ruse nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Kriminelët e luftës duhet të ndiqen penalisht në nivel ndërkombëtar. Qëndro, Ukrainë!”, shkroi Nauseda në Twitter.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Irina Venediktova deklaroi se pavarësisht pamjeve tronditëse dhe situatës në Bucha, situata me humbjet njerëzore është më e rënduar në Borodyanka.

Ndërsa forcat ruse u larguan tërësisht nga veriu i Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky, foli për situatën në qytetet e çliruara nga pushtuesit.

Situata, sipas tij, shfaqet edhe më keq se sa ajo në Bucha.

Zelensky sqaroi se ka filluar tashmë heqja e inerteve të mbetura në Borodyanka.

Presidenti ukrainas dhe këshilltarët e tij, pasi panë situatën paraprake, mendojnë se skenari në këtë vend do të jetë edhe më i errët se sa ai në Bucha.

Detaje gjithsesi, mbi atë çfarë po dokumentohet aty, nuk janë dhënë ende nga zyrtarët ukrainas.

Megjithatë, Zelensky theksoi se “në terma të shkatërrimit, si infrastrukturor, ashtu edhe humbje jetësh civile, Borodyanka duket të jetë ajo më e shkatërruara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore