Shqipëria

“Premtimi i rremё”, arrestohet 31-vjeçarja


Policia shqiptare ka vёnё nё pranga njё 31-vjeçare, e cila jetonte nё qytetin e Kavajёs. Kjo e fundit mashtronte qytetarёt, duke iu premtuar licenca farmacisti.

Sipas njoftimit tё policisё, shtetasja me inicialet S.K., banuese nё Kavajё, iu dёrgonte mesazhe me adresa false punonjёsve të një institucioni shtetëror, me pretendimin për t’i ndihmuar në nxjerrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të farmacistit.

Ajo u arrestua nё flagrancё, nga tё dhёnat e policisё, nё rrugёn “Josif Budo” nё Kavajё, duke marrë shumën prej 10 mijё eurosh, pasi kishte mashtruar disa shtetas.

Policia sqaron mё tej se nga hetimet e kryera rezultoi se kjo shtetase, nëpërmjet mashtrimit dhe veprimeve të saj, ka arritur të përfitojë në total 16 mijё euro.

Gjithashtu, nё telefonin e saj janë gjetur edhe shumë biseda të tjera me persona të ndryshëm, me të cilët komunikonte pёr t’i mashtruar, me qёllim përfitimin e paligjshëm të parave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kompjuter, 2 aparate telefonike, 10 mijё euro, 50 mijё lekë të rinj dhe 61 fatura tatimore shitjeje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike po vijojnё hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë dëmtuar nga ky aktivitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore