Shqipëria

Policia zbardh detajet e plagosjes me armë zjarri në Tiranë


Në orët e mbrëmjes të së martës u regjistrua një incident në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, shtetasi me iniciale A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur në një prej bareve të zonës me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:50, si pasojë e një konflikti të çastit.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore