Lajme

Policia konfiskon dy armë gjuetie në Leposaviq, arrestohet një person


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se kanë konfiskuar dy armë, disa fishekë, jelek gjuetie si dhe gjësende të tjera në Leposaviq.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, është thënë se personi në fjalë është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide”.

“I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe më 8 tetor, një person nga komuniteti serb është arrestuar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhej në raportin e Policisë.

Në raport ishte bërë e ditur se edhe një person nga komuniteti serb ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një shufër gome nga një person tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore