Lajme

Arrestohet një serb në Veri, i konfiskohen armë


Policia e Kosovës.

Një person nga komuniteti serb është arrestuar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Në raport është bërë e ditur se edhe një person nga komuniteti serb ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një shufër gome nga një person tjetër.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur të martën rreth orës 09:40 në Leposaviq.

“Viktima mashkull serb kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me një shufër gome nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore