Lajme

Policia arreston Dardan Molliqajn, po futej në studio televizive


Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj arrestohet nga Policia e Kosovës.

Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj është arrestuar të martën e një shkurtit nga policia e Kosovës afër zyrave të T7, ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.

Molliqaj ishte i ftuar në këtë emision për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimit të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga 29 janari kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, pasi që më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa goditi me një shuplakë një zyrtar policor.

Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj arrestohet nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, Molliqaj me 30 janar është deklaruar lidhur me këtë incident duke thënë se “përgjegjësia mbi incidentin më takon mua”.

“Më takon mua ta marr përgjegjësinë për incidentin teksa po përgatiteshim për të mbajtur fjalim tek qeveria. Unë duhet të isha i përmbajtur pavarësisht provokimeve. Ndjej keqardhje për atë çfarë ndodhi. Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi që qëllimi i protestës të jetë parësor dhe efekti i saj maksimal”, shkroi Dardan Molliqaj.

Por, kreu i PSD-së tha se se duhet të bëhet një sqarim për rastin në fjalë, ngase “është e nevojshme” të shihet piktura më e përgjithshme e rastit.

Kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj arrestohet nga Policia e Kosovës.

Më 29 janar, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se propozimi i ZRRE-së duhet të kthehet mbrapa, pasi në të kundërtën do të ketë protesta çdo ditë.

Ndërsa, aktivistët e PSD-së, në shenjë revolte, kanë hedhur qirinj dhe poçe elektrike në drejtim të Qeverisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore