Lajme

Policia apelon qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre, “festo me zemër, jo me armë”


Sheshi i Prishtinës.

Policia e Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre në prag të festave të fundvitit.

Përmes një komunikate për media nga policia është kërkuar nga qytetarët që ndezja e fishekzjarrëve të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit.

“Policia Rajonale e Ferizajt është e fokusuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin e Ferizajt për sigurinë e secilit qytetarë”.

“Policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, si dhe ka marrë masat e nevojshme në komunikacionin rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës.

Ndërsa, kanë ofruar bashkëpunim ndaj veprave që cenojnë sigurinë e vendit.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250, 0290/322-406”.

“Policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Obiliqi dhe Podujeva, para dy vitesh kishin ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore