Sport

Polemikat me shiritat e krahut vazhdojnë: Anglia supozon se do të sanksionohen për simbolin e ylberit


Harry Kane, kapiteni i Anglisë në Kupën e Botës në Katar, do të mbajë shiritin e ylberit në mbështetje të komunitetit LGTB, një vendim që ka të ngjarë t’i kushtojë atij një gjobë.

Mark Bullingham, CEO i Federatës Angleze të Futbollit, dha mendimet e tij për këtë çështje.

“Ata nuk i janë përgjigjur kërkesës sonë për të mbajtur shiritin në krahë”, tha Bullingham në Sky.

“Ka mundësi që të sanksionohemi. Nëse po, do të paguajmë gjobën”.

Vendimi për të mbajtur shiritin në krahë mbetet i diskutueshëm. Edhe pse shumica e bashkatdhetarëve të tij e mbështesin vendimin, kjo nuk do të thotë se ai nuk përfshin një gjobë financiare.

Kujtojmë se Kupa e Botës, e cila do mbahet në Katar, ka pasur disa kufizime, ndryshe nga botërorët e viteve të kaluara.

Botërori do të fillojë të dielën, me ndeshjen e parë që do luhet mes Katarit dhe Ecuador-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore