Lajme

PLE: Qeveria të ndajë pako emergjente për familjet në nevojë nga komuniteti egjiptian


Ilustrim

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa urgjentë për miratimin e një pakoje ndihmash emergjente për familjet në nevojë, pas ngritjes enorme të çmimeve në produktet ushqimore bazike në Kosovë.

PLE ka ndjekur me shqetësim të madh ndryshimet e shpejta të çmimeve në Kosovë, ku sipas tyre shtresat më të varfra të shoqërisë janë ato që po preken, rrjedhimisht atyre dhe komuniteti egjiptian  po u thellohet edhe më shumë gjendjen socio-ekonomike.

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha, me anë të një komunikate publike në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që “të miratojë një pako ndihmëse emergjente për familjet në nevojë, përfshirë ato të komunitetit egjiptian në dhënien e pakove ushqimore dhe higjienike, ndarjen e një shume financiare për familjet pa asnjë të hyrë dhe çfarëdo mase tjetër ndihmëse”.

 

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha

“PLE konstaton se çdo ditë e më tepër, familjet në nevojë nga komuniteti egjiptian janë duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha ekonomike, për shkak edhe të pjesëmarrjes së ulët në tregun e punës si dhe vështirësitë e tjera që janë krijuar nga pandemia Covid-19”, thuhet në komunikatë.

Me qëllim të tejkalimit të kësaj gjendjeje, PLE kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës masa konkrete, në mënyrë që “jeta e komunitetit egjiptian të jetë më e dinjitetshme”, përfundon komunikata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore