Shqipëria

Plagosje me armë zjarri në Tiranë


Në orët e mbrëmjes të së martës është regjistruar një incident në rrugën “Tasim Shehu”.

Sipas të dhënave të para, në një prej bareve të zonës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Ende nuk dihet identiteti i autorit apo i të plagosurit, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Dyshohet paraprakisht se plagosja ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet njoftimi zyrtar për rindërtimin e incidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore