Shqipëria

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, Policia nis krehjen e zonës për kapjen e autorit


Mbrëmjen e 9 marsit një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Dobraç të Shkodrës.

Konkretisht shtetasi A. B., 38 vjeç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij benz u plagos nga një person ende i paidentifikuar.

38-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore