Kosova

Plagosen 31 persona nga shpërthimi i bombolës së gazit


Shpërthimi i një bombole gazi ka plagosur 31 persona. Kjo ka ndodhur në një restorant në lagjen “The village”, Ferizaj.

Forca të shumta mjekësore dhe policore thuhet të kenë mbërritur në vendngjarje.

Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri ka konfirmuar se të plagosurit kanë pësuar lëndime të shumta në trup. Ndërmjet tyre thuhet të jenë ndodhur dhe dy fëmijë.

Beqiri konfirmoi gjithashtu, se shtatë prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë dhe po trajtohen momentalisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore