Kulturë

“Picasso” shkon në Nashville


Muzeu Kombëtar i Picasso-s në Paris, do të organizojë një ekspozitë në partneritet me Muzeun e Artit në Nashville.

Ekspozita e quajtur “Picasso” do të përfshijë kryevepra si Portreti i Dora Maar dhe Banjot.

Në ‘Muzeun e Artit’ do të shfaqen 75 piktura, punime në letër dhe skulptura të huazuara nga Parisi. Ato nxjerrin në pah magjepsjen e Pablo Picasso-s me figurën njerëzore.

Shfaqja historike do të zhvillohet nga data 5 shkurt deri më 2 maj 2021. Në këto data është dhe përvjetori i 20-të i muzeut Nashville-it.

“Vizituesit do të shohin se si Picasso, dekonspironte vazhdimisht dhe më pas e rindërtonte trupin”, u shpreh kuratori i Muzeut të Artit, Mark Scala.

Pablo Picasso, ishte një piktor, skulptor dhe projektues teatri, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Francë. Konsiderohet si një nga artistët më me ndikim të shekullit XX dhe është i njohur për bashkë-themelimin e lëvizjes Kubiste./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore