Përballje

Phoenix Suns kalon në epërsi prej 2:0 në finalen e NBA


Ndeshja e dytë e finales së NBA mes Milwaukee Bucks dhe Phoenix Suns përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 108:118.

Phoenix Suns kanë fituar edhe ndeshjen e dytë të finales, ku prijnë me rezultat 2:0.

Bucks do provojnë të ngushtojnë epërsinë në dy ndeshjet e radhës, pasi ato do të luhen në Milwauke, ku Bucks do të kenë mbështejten maksimale të tifozëve të tyre.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, por diferenca u bë në periodën e dytë ku Suns morën një epërsi prej 11 pikësh.

Giannis Antetokounmpo tentoi të përmbys rezultatin, duke shënuar 42 pikë me 12 kërcime, por ai nuk kishte ndihmën e duhur nga bashkëlojtarët.

Giannis Antetokounmpo në ndeshjen e dytë të finales

Khris Middleton i cili ishte kishte performanca të mira gjatë playoff-it, në ndeshjen e dytë përballë Suns shënoi vetëm 11 pikë me efikasitet prej 31 për qind.

Ndërsa në anën tjetër, më meritorët në fitoren e Phoenix Suns ishin Devin Booker me 31 pikë e 6 asistime, Mikal Bridges me 27 pikë dhe Chris Paul me 23 pikë e 8 asistime.

Ekipi i Suns nuk kanë fituar asnjëherë titullin e NBA dhe kjo është një nga mundësitë më të mira për të fituar trofeun “Larry O’Brien”.

Ndeshja e tretë e finales mes Suns dhe Bucks do të luhet më 11 korrik e cila do jetë vendimtare pasi nëse Milwaukee humbin ndeshjen e radhes, do jetë shumë e veshtirë që ata ta përmbysin rezultatin e serisë.

https://www.youtube.com/watch?v=UKkCDP_mdxk&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore