Lajme

Pezullohet hetimi mbi shpërthimin në portin e Beirut-it


Hetimi i shpërthimit në portin e Beirut-it, më 4 gusht, të 2020-ës është pezulluar.

Kjo pasi ish-ministri i Brendshëm, Nouhad Machnouk, njoftoi zyrtarisht hetuesin për ta përjashtuar atë nga çështja.

Sipas ligjit libanez, gjykatësi Tarek Bitar detyrohet që të ndalojë hetimin.

Ai tashmë kishte paraqitur kërkesa të reja në ministrinë e Brendshme dhe Komunat për të thirrur shefin e Sigurisë së Përgjithshme Gjeneral, Abbas Ibrahim-in dhe shefin e Sigurisë së Shtetit, Gjeneral Major Tony Saliba.

Gjyqësori do të përcaktojë nëse Bitar do të vazhdojë të udhëheqë hetimin.

Machnouk, një parlamentar në detyrë, si dhe ish-ministri i Punëve Publike, Youssef Finianos, kërkuan të hiqte Bitar-in nga hetimi i shpërthimit.

Ata e akuzuan gjyqtarin për paragjykime dhe sjellje të pahijshme.

Pamja pas shpërthimit
Ngjarja

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo me lëndë shpërthyese. Fill pas saj ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm, që tronditi tërë qytetin.

Shpërthimet shkaktuan një tërmet të shkallës 3,5 Rihter dhe shkatërruan ndërtesa që ndodheshin kilometra larg tij.

Rreth 6 mijë persona u plagosën dhe 300 mijë kanë mbetur të pastrehë.

Dhjetëra familje të viktimave të shpërthimit të portit të Bejrutit, më 25 nëntor, organizuan një protestë pranë Parlamentit, për shkak të vonesës së hetimeve mbi shkakun e shpërthimit.

Protestuesit mbanin fotografi të të afërmve të tyre që humbën jetën në shpërthim dhe parulla që dënonin vonesën e hetimeve.

Familjet pohuan se besojnë në gjyqësorin libanez për t’u dhënë drejtësi atyre me një vendim të drejtë dhe transparent.

Megjithatë, ata paralajmëruan se do të kërkojnë drejtësi në gjykatat ndërkombëtare nëse nuk trajtohen në mënyrë të duhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore