Lajme

Petkoviç për moslejimin e Referendumit në Kosovë – “Do të ketë pasoja të papajtueshme”


Drejtori i Zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës së vetëquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, është ankuar në emisionin e mëngjesin në televizionin Prva për moslejimin e Referendumit serb brenda shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës, për të cilën tha se “na demonstruan forcë” përmes njësive speciale policore.

Ai tha se ndalimi i referendumit në Kosovë “do të ketë pasoja të papajtueshme” në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Petkoviç u shpreh se OSBE duhej t’i shpërndante materialet zgjedhore mbrëmjen e së premtes, të cilat u konfiskuan në Merdare, dhe se sipas tij, një gjë e tillë “i privoi serbët nga liritë e tyre themelore demokratike”.

“E thirra Miroslav Lajçak. Ai më tha se do t’i drejtohet Kurtit dhe kjo ishte tëra. Nuk mund të besoj se Perëndimi nuk mund t’i bëjë trysni Kurtit”, ka thënë Petar Petkoviç.

Petkoviç e quajti Kosovën “fëmijë të Perëndimit”, por u shpreh i bindur se “Serbia do të vazhdojë të luftojë në mënyrë paqësore dhe demokratike për të mbajtur zgedhjet presidenciale të 3 prillit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore