Sport

Pesë vite pas surprizës, Leicester tani një realitet


Leicester City arriti një fitore tejet të rëndësishme dje në “Old Trafford” përballë Manchester United-it.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund për ta, në rastin më të keq, ata kanë nevojë vetëm edhe për dy pikë.

Pesë vite pas surprizës së titullit, dhelprat tani janë një realitet i madh në futbollin anglez.

Dy vite me radhë në gjashtë më të mirat, tani afër kualifikimit në Champions League.

Brendan Rodgers ka bërë një mrekulli dhe rezultatet tregojnë.

Në ndeshjen në “Old Trafford”, United u paraqit me skuadrën “B”, për shkak se vetëm dy ditë më pas, djajtë e kuq përballen me Liverpool-in.

Vetëm pas dhjetë minutave lojë, i riu Luke Thomas i dhuroi epërsinë skuadrës së Rodgers me një super gol.

Greenwood barazoi menjëherë, duke shfrytëzuar mirë një asistim të Diallo-s.

Ndeshja ishte shumë e qetë deri në minutën e 66-të, kur Soyuncu për mrekulli shënoi me kokë për t’i dhuruar epërsinë e dytë Leicester-it.

Ky gol do të vendoste edhe rezultatin përfundimtar, 2-1 në favor të Leicester-it.

Skuadra e Rodgers tani pret e qetë dy javët e fundit dhe ndeshjet e rivalëve të tyre.

Fitorja e Leicester-it e shpalli Manchester City-n zyrtarisht kampion të Premier League-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore