Kulturë

Pesë detajet e mbretëreshes Elizabeth II


Elizabeth II, është mbretëresha e rekordeve. Jo vetëm që është mbretëresha më jetëgjatë por edhe mbretërimi i saj daton që nga 6 shkurti i 1952-shit. Shumë gjëra janë thënë dhe shkruar për të, por këto pesë detaje të kulturës mbretërore të saj nuk janë shumë të njohura.

Edhe një takim i shkurtër me mbretëreshën kërkon zbatimin e rregullave  të sakta. Nuk lejohen puthjet (nëse nuk bëhët fjalë për tjetër mbret).  Duhet evituar kontakti fizik në takim me të. Preferohen përshëndetjet duke përkulur trupin. Sipas protokollit, është ajo që nis bisedën e para me pyetjen  klasike “a vjen nga larg?”.Fraza më e përdorur, si përgjigje e pare është “Lartëmadhëria juaj”. Më pas biseda mund të vijojë duke ju drejtuar me “Zonjë” .

Vëmendje cantës. Mbretëresha përdor çantën e saj për të dërguar mesazhe të koduara kur dëshiron të ndihmohet për të evituar një bashkëbisedues. Ajo e zhvendios atë nga krahu në krah. Kur dëshiron të largohet e vendos atë në tokë. Nëse qëndron në këmbë,  e mban çantën në të majtë dhe dorezat në dorën e saj të djathtë, kjo do të thotë se gjithçka është në rregull.

Jo nënë e përsosur. Elizabeth nuk ishte një nënë e dashur për asnjë nga katër fëmijët e saj. Por më i prekuri ishte djali i madh, Carlo, fillimisht një fëmijë i ndrojtur dhe i pasigurt, pastaj një i rritur i ngathët dhe emocional. Princi i vogël u rrit nga dadot dhe që nga muajt e parë të jetës ai mund ta shihte nënën e tij vetëm dy herë në ditë, pas mëngjesit dhe pas çajit në orën pesë. Shumica e ditëlindjeve të princërve kanë kaluar pa u vërejtur nga prindërit e tyre të zënë.

Përkujdesja ndaj qenve të saj. Thashethemet thonë se Elisabetta ishte, dhe është, shumë më e butë me qentë e saj sesa me djalin e saj, Carlo. Fama e  qenve Pastor, të vegjël dhe të trashë, vjen si pasojë e dashurisë që Elisabetta ka për ta që nga fëmijëria.

Elizabeth di të ngasë  dhe të rregullojë një makinë shumë mirë. Por, përkundër pasionit të saj për drejtimin e automjetit, ajo kurrë nuk ka pasur patentë. Dhe është një nga të paktët njerëz në botë që nuk ka nevojë për të. Në fakt, në Britaninë e Madhe, ky dokument lëshohet në emër të Madhërisë së saj, dhe nuk do të kishte kuptim që mbretëresha t’ia jepte atë vetes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore