Shqipëria

Personi që goditi Berishën ka probleme të shëndetit mendor, sipas prokurorisë


Prokuroria ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun, i cili goditi me grusht ish-liderin demokrat Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, Gerti Shehu është i papërgjegjshëm dhe ka probleme të shëndetit mendor.

Gjykata e Apelit caktoi më 28 dhjetor masën “arrest me burg” për Shehun.

31-vjeçari deklaroi asokohe para gjykatës se “dua të iki në shtëpi. Jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Tre ditë pas ngjarjes, avokati i tij tha se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

Më herët, avokatët mbrojtës i kishin kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.

Rastësia e çuditshme e agresorit të Berishës – Me të njëjtën veshje, si në Facebook, si në sulm

Çfarë ka ndodhur?

Me nisjen e protestës së 6 dhjetorit, ish-kryedemokrati Sali Berisha u godit me grusht në fytyrë.

Personi që goditi Berishën u ndalua menjëherë nga mbështetësit e tij të cilët e kanë rrahur.

Qytetari u identifikua si Gerti Shehu i cili u shoqërua nga forcat policore.

Më pas ai u drejtua për në Spitalin e Traumës.

Pas sulmit protesta vijoi normalisht me fjalime në podium.

Berisha pas goditjes: Akt kriminal, gjithçka e parapërgatitur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore