Shqipëria

Berisha pas goditjes: Akt kriminal, gjithçka e parapërgatitur


Lideri i selisë blu Sali Berisha, pas mbylljes së protestës, ka zgjedhur të reagojë sërish për incidentin e ndodhur kundrejt tij, ku u godit me një grusht.

Berisha e ka cilësuar si një akt kriminal, nga një person që është agjent i “Policisë kriminale”.

Ish-kryeministri ka zgjedhur të diskutojë rreth një dokumenti, që qarkulloi në media shumë shpejt, konkretisht certifikata që vërtetonte se Gert Shehu – personi që sulmoi Berishën – vuante nga gjendja psikotike.

Sipas Berishës, kjo shpejtësi me të cilën u publikua dokumenti vërteton se “gjithçka ishte e përgatitur pasi zyra e kishte shkresën gati”.

Pra Berisha ka akuzuar drejtpërsëdrejti kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, për “orkestrimin” e këtij akti.

Më tepër ai shtoi se bashkëpunëtori kryesor është ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

“Veliu e ka përdorur Shehun për aktet e tij”, tha Berisha duke cilësuar se Shehu është mashtruar dy herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore