Lajme

Përparim në fjalorin e Cambridge-it: “Grua është ajo që e identifikon veten si të tillë”


Shpjegojnë se nuk është ndryshim, por zgjerim.

Fjalori i Cambridge-it ka përditësuar përkufizimet e grave dhe burrave për të përfshirë personat transgjinorë.

Dhe nuk është i pari ndër fjalorët e gjuhës angleze që kanë aktivizuar prej kohësh pastruesin leksikor kundër përkufizimeve seksiste.

Por përkufizimet e reja të gjinisë nuk do të jenë as të fundit.

Për autoren e Harry Potter-it, “grua është vetëm ajo që ka vaginë”, duke përjashtuar kështu ato që nuk janë biologjikisht gra.

Ajo po ashtu ka krijuar kohët e fundit një qendër për gratë viktima të abuzimit seksual dhe dhunës në Skoci, vetëm për gratë që janë biologjikisht të tilla.

Shumë njerëz e kanë cilësuar atë si haptazi transfobike.

Ndërkohë, në fjalorin e Cambridge-it, krahas përkufizimit ekzistues të gruas – “një qenie njerëzore e rritur e seksit femër” – që ka mbetur i pandryshuar, është shfaqur edhe një tjetër.

“Një e rritur që jeton dhe identifikohet si femër edhe pse ajo mund të ketë pasur një seks tjetër në lindje”.

Shtohen edhe disa shembuj me referencë të qartë për personat transgjinorë. “Mary është një grua që u identifikua si mashkull në lindje”.

Leroy Thomas, drejtor i komunikimit i Qendrës Kombëtare Britanike për Barazinë Transgjinore, ka sqaruar se tani është e pamundur të mos pranohet se “gratë transgjinore janë gra”.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se gjuha përshkruan të kuptuarit tonë për botën.

“Në një kohë kur disa liderë politikë përpiqen të mohojnë njerëzit transgjinorë nga shoqëria, është e rëndësishme që ne të njihemi si vetvetja. Dhe duke sqaruar se çfarë do të thotë të jesh grua, sqaron se personat transgjinorë janë ata që thonë se janë”.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore