Shqipëria

Përmet/ E mitura shtatzënë, arrestohet 23-vjeçari nga Mallakastra


Në Përmet, një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene nga qyteti i Përmetit.

Referuar informacioneve paraprake, mësohet se mes djalit të identifikuar me inicialet B.L. dhe vajzës 12-vjeëare ka pasur raport intim.

Vajza jeton me gjyshen ndërsa prindërit i ka në emigrim në Greqi.

Mësohet se i ati është kthyer në Përmet kur vajza është ankuar se nuk dihej mirë nga ana shëndetësore.

Dhe pas vizitës në spitalin e Përmetit, ajo ka rezultuar se ka qenë shtatzënë në muajin e dytë.

Sakaq, e mitura ka treguar emrin e djalit, i cili më pas është vënë në prangat e policisë.

Ai, nga informacionet e deritanishme, rezulton person me precedentë penalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore