Lajme

Përmbytja e qëllimshme e një fshati shpëtoi Kievin nga pushtimi rus


Përmbytjet janë ndër fatkeqësitë natyrore më katastrofike që mund të imagjinohen, mirëpo një fshat në Ukrainë, ka shkaktuar një përmbytje të qëllimshme dhe arsyeja, është për t’i shpëtuar pushtimit nga Ushtria ruse.

Madje, jo vetëm që fshati shpëtoi, por u parandalua edhe një sulm i mundshëm drejt Kievit.

Trupat e Ukrainës hapën një digë në Demydiv, duke e bërë lumin Irpin të dalë nga shtrati dhe të përmbytë mijëra hektarë tokë.

Që prej asaj dite, lëvizja heroike e këtij fshati të vetësakrifikuar, është komentuar si lëvizja fituese për të ndaluar rusët të depërtojnë më tej.

Një rezident i fshatit Demydiv, Volodymyr Artemchuk, tha se “ishte një gjë e mirë që fshati u përmbyt”. Kjo, edhe pse më shumë se 30% e tokave, janë ende nën ujë.

Por, pasojat e asaj çfarë mund të ndodhte në rast se tokat nuk do përmbyteshin qëllimisht, mund të ishin të tmerrshme për kryeqytetin ukrainas.

Tashmë, në muajin e tretë të pushtimit rus, nuk vihet më në diskutim se sa i saktë apo jo ka qenë vendimi.

Fushat e liqenizuara, do të mbeten pjesë e historisë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore