Kosova

Përfundon tërheqja e 25% e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në Veri


Foto: Reuters.

Tërheqja e 25 për qind të zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në Veri dhe zonat përreth tyre ka përfunduar.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim”.

Ai tutje ka sqaruar se ky proces ka nisur të mërkurën ndërsa ka përfunduar mëngjesin e të enjtes.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, ka thënë Elshani për AP.

Kosova ёshtё pajtuar me Bashkimin Evropian pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me serbё etnikё dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme nё katёr komunat veriore menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.

Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së vjen pas një takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё BE-së pёr dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ёshtё arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.

Hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës në veriun e territorit, ku tensionet kanë arritur në nivele shpërthyese muajin e fundit, pёrfshin zvogёlimin e menjёhershёm nё masёn prej 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale atje.

Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore.

Konfirmohet: Polica e Kosovës nis tërheqjen graduale nga objektet komunale në veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore