Lajme

Përfundon shpërthimi i vullkanit në Islandë pas 50 vitesh


Vullkani, i cili shpërtheu në jug-perëndim të kryeqytetit islandez Reykjavik, ka përfunduar pas 50 vitesh.

Ai për vite me radhë tërhoqi mijëra spektator.

“Kanë kaluar tre muaj që kur lava shpërtheu për herë të fundit, kështu që ky shpërthim tani konsiderohet i përfunduar,” tha Bryndis Gisladottir, specialist për në “Institutin Meteorologjik Islandez” (IMO).

Megjithatë agjencia e cila monitoron aktivitetin vullkanik, u bëri thirrje specialistëve të monitorojnë sërish zonën.

Shpërthimi i llavës filloi më 19 mars në periferi të malit Fagradalsfjall, në jug-perëndim të kryeqytetit Reykjavik.

Ky shpërthim, i gjashti në Islandë në 20 vitet e fundit, ka zgjatur më shumë gjysmë shekulli.

Shpërthimi u bë një atraksion i madh turistik, duke tërhequr 350 mijë vizitorë, sipas “Bordit Turistik Islandez”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se shpërthime të mëtejshme në zonë janë të mundshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore