Lajme

Përfundon procesi i votimit në institucionet korrektuese, votojnë 397 të burgosur


Procesi i votimit të burgosurve

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), ka njoftuar se procesi në të gjitha institucionet korrektuese ka përfunduar.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i ShKK, Florent Gashi.

“Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të gjitha Institucionet Korrektuese”.

Ndërsa të drejtë vote kanë pasur gjithsejtë 736 të burgosur.

“Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzuar”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, në këtë raund të zgjedhjeve lokale, në 21 komuna ku do të zhvillohet balotazhi të drejtë vote kanë gjithsej 1 milion 260 mijë e 571 votues, apo 624 mijë e 887 votues më pak krahasuar me numrin e votuesve të certifikuar në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor në 38 Komuna të Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore